Nga Gazeta ‘SI’ – Drejtori i Policisë së Lezhës Alfred Elezi, ka dhënë më shumë detaje nga vrasja e shtetasit Nikolin Marku (Lekstakaj) në Balldre.
Në një deklaratë për mediat, Elezi ka thënë se dyshohet se është vrasje për gjakmarrje.
“Sot rreth orës 18:30 kemi marrë njoftim që në fshatin Balldre pranë një supermarket është vrarë me armë zjarri shtetasi Nikolin Marku (Lekstakaj). Nga shërbimet e policisë është vajtur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punohet për identifikimin dhe zbulimin e autorëve. Akoma jemi në hetim e sipër të rastit. Nuk kemi akoma dyshime, por dyshojmë gjakmarrje. Po sigurojmë të gjitha provat”, tha Elezi.
Lekstakajt ishin në fokus të mediave përsëri 3 muaj më parë pas vrasjes së Ardjan Nikulajt, me të cilin ata ishin në hasmëri më 19 prill. Plotë 3 muaj më vonë, më 19 korrik u vra Nikolin Lekstakaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




