Ka ndodhur

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, vritet 42-vjeçari Nikolin Marku

Nga Gazeta ‘SI’ – Nikolin Marku (Lekstakaj) është 42 vjeçari që ka mbetur i vdekur sot në Balldre të Lezhës.

Ai është vrarë me armë zjarri përpara një dyqani, ndërkohë që është ende e paqartë arsyeja.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë