Futboll

Edhe Kategoria e Parë ndryshon skemën, me 3 faza sezonin 2023-2024

Gazeta Si – Jo vetëm Superiorja, edhe Kategoria e Parë do të ketë një format të ri sezonin e ardhshëm. Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së vendosi që edhe kjo kategori të ndryshojë strukturën e saj.

Formati i ri parashikon që në këtë edicion të marrin pjesë 12 skuadra dhe kampionati të zhvillohet me 3 faza, me 33 javë në total. Dy fazat e para luhen me sistemin vajtje-ardhje, ndërsa për fazën e tretë kanë një skemë të përcaktuar.

Pas përfundimit të të tria fazave, dy vendet e para ngjiten direkt në Superiore. Skuadrat e vendit të 3-të, 4-t, 5-të dhe 6-të luajnë në play-off dhe fituesi ndeshet në fund me vendin e 8-të të Superiores.

Skuadrat e renditura në vend të 11-tё dhe 12-tё zbresin në Kategorinë e Dytë, kurse ato që kanë zënë vendin e 9-të dhe 10-të, luajnë ndeshje finale play-out me skuadrat fituese të play off të Kategorisë së Dytё.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë