147 çadra dhe 294 shezlongë janë sekuestruar nga Policia me argumentin se ishin vendosur pa autorizim, në plazhin “Rëra e Bardhë”.
“Procedohen penalisht 3 administratorë subjektesh ekonomike, që kishin zënë hapësirën në plazh, në kundërshtim me ligjin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazh i lirë”, kanë vijuar kontrollet dhe verifikimet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin.
Si rezultat, u konstatuan 3 raste të tjera të kësaj paligjshmërie, për të cilat u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, për 3 administratorë subjektesh ekonomike të moshës 26-54 vjeç
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




