Gjykata e Lartë do të marrë në shqyrtim më 25 korrik kërkesën e Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur për bashkinë e Himarës për lirimin nga burgu.
Fredi Beleri kërkon ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ qysh prej 12 majit kur dhe u arrestua për akuzën e shitblerjes së votës.
Gjykatat e tjera e kanë rrëzuar në 5 raste kërkesën e tij për tu liruar ndërsa për herë të parë kjo masë sigurie do të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë.
Një ditë më parë, eurodeputeti grek, Manolis Kefalogianis, njëherësh Kryetari i Komitetit të Përbashkët të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri vizitoi Himarën nga ku kërkoi edhe lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri.
Ndër të tjera, ai paralajmëroi në një komunikim për mediat se prangosja e Belerit mund të kthehej në pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




