Sport

Vingegard fantastik në kronometër, lë pas Pogaçar dhe hipotekon Tour de France

Gazeta Si – Paraqitje e jashtëzakonshme e çiklistit danez në 22.4 km nga Passy në Combloux. Vendi i tretë për Van Aert. Tani slloveni ka në renditje një vonesë 1’48”.

Jonas Vingegard (Jumbo Visma) hipotekon triumfin e dytë në Tour de France. Mbreti i 2022-shit ka dominuar kronometrin e 22.4 kilometrave, duke lënë rivalin Tadej Pogaçar (Uae Emirates) 1’38” prapa, që në renditjen e përgjithshme bëhet 1’48”.

Me 10″ diferencë në vigjilje të garës kundër kohës, dy kampionëtë bënë zgjedhje të ndryshme: danezi zgjodhi ta bënte gjithë garën me biçikletë kronometri, kurse slloveni, pas xhiros së 2-të ndryshoi biçikletë, duke marrë atë ‘normale’. Që ishte një ditë e mirë për Vingegard, u pa që në xhiron e parë, kur diferenca mes të dyve ishte 16″.

Avantazhi u rrit në 31″ në xhiron e 2-të dhe në të 3-ën u bë 1’05”. Në vend të 3-të të garës së kronometrit u rendit belgu van Aert.

Etapa e sotme e Tour de France është ajo nga Saint Gervais në Courchevel, 165.7 kilometra. Një fraksion që parashikon maloren jashtë kategorie të Col de la Loze. Të shtunën zhvillohet etapa e parafundit Belfort-Le Markstein, 133.5 kilometra e gjatë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë