Futboll

Miratohen datat e sezonit të ri. Superiorja nis më 19 gusht, Superkupa në dhjetor

Gazeta Si – Sezoni 2023-2024 i Superiores do të nisë më 19 gusht. Ky është vendimi i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, që sot ka miratuar të gjitha datat e sezonit të ardhshëm futbollistik, për të gjitha kategoritë.

Superiorja do të mbyllet më 11 maj 2024. Kategoria e Parë fillon më 2 shtator 2023 dhe përfundon më 8 maj 2024. Finalja e Superkupës së Shqipërisë, ashtu si vitin e kaluar, do të zhvillohet në dhjetor, më 20 dhjetor 2023, kur do të ndeshen Partizani kampion dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë, Egnatia.

Foto ilustruese. Topi i Superiores. Gazeta Si, 18 korrik 2023

Datat kryesore të aktiviteteve kombëtare për sezonin 2023-2024:
Superkupa e Shqiperisë të zhvillohet në datën 20.12.2023;
Kampionati i Abissnet “Superiore” të fillojë më datë 19.08.2023 dhe të mbarojë në datën 11.05.2024;
Kampionati i Kategorise së Parë të fillojë më datë 02.09.2023 dhe të mbarojë në datën 08.05.2024;
Kampionati i Kategorise se Dytë të fillojë më datë 23.09.2023 dhe të mbarojë në datën 05.05.2024;

Kupa e Shqiperise të fillojë më datë 27.09.2023 dhe të mbarojë në datën 14.05.2024;
Kampionati i Femrave të fillojë më datë 01.10.2023 dhe të mbarojë në datën 21.04.2024;
Kampionati i U-21 Superiore të fillojë më datë 05.09.2023 dhe të mbarojë në datën 28.05.2024;
Kampionati U-19 Abissnet Superiore të fillojë më datë 24.09.2023 dhe të mbarojë në datën 12.05.2024;
Kampionati U-17 Abissnet Superiore të fillojë më datë 24.09.2023 dhe të mbarojë në datën 12.05.2024


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë