Drejtësia

Në burg për ‘shpërdorim detyre’, Vangjush Dako mbetet në burg, Apeli i refuzon kërkesën

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i arrestuar për “shpërdorim detyre”, mbetet në burg pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm.

Seanca në Apel u shqyrtua nga gjyqtarja Daniela Shirka, e cila rivlerësoi kërkesën e ish-kryebashkiakut për një masë më të butë sigurie. 

Vetë ish kreu i Bashkisë së Durrësit nuk mori pjesë personalisht, por u përfaqësua nga avokatët.

Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, nën dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. E para në lidhje me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin dhe e dyta në lidhje me tenderin për bërjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.

Gjithsej, bashkë me Dakon, u lëshuan 10 urdhër-arreste, 6 prej të cilave u ekzekutuan nga policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë