Drejtësia

Sekuestrohen 4 apartamente që dyshohet se Arben Ahmetaj i shiti fiktivisht

Sekuestrohen 4 apartamente që dyshohet se Arben Ahmetaj i shiti fiktivisht

GJKKO ka pranuar vendosjen e sekuestros për 4 apartamente që dyshohet se kanë qenë në pronësi të Arben Ahmetajt, por ky i fundit i ka shitur në mënyrë fiktive.

Sakaq më herët GJKKO ka firmosur disa urdhër kontrolle në banesa në kuadër të hetimeve për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj i cili ndodhet në arrati.

Agjentë të BKH zbarkuan në banesën e babait të partneres së Arben Ahmetajt, Erjola Hoxha këtë mëngjes në zonën e Gjirit të Lalëzit.

Ahmetaj ndodhet në arrati, ndërsa të enjten e shkuar iu hoq imuniteti pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar.

Kuvendi miratoi me 117 vota pro kërkesën e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion që i hap rrugën arrestimit dhe kontrollit të banesës së ish-zv.kryeministrit.

Avokati i Arben Ahmetajt, Henrik Ligori zbuloi për mediat se klienti i tij aktualisht ndodhet në Angli, ku po qëndron pranë familjes së tij.

Në lidhje me pyetjen a do të kthehet, ish-zv.kryeministri për t’u përballur me drejtësinë, Ligori u shpreh se Ahmetaj do të vijë në Shqipëri kur të ketë lirinë.

“Zoti Ahmetaj ndodhet pranë familjes së tij, pranë vajzës së tij në Angli. Do të vijë në Shqipëri kur të ketë liri”, deklaroi avokati.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë