Futboll

Mbape nis stërvitjen me PSG-në, Reali monitoron situatën për të bërë goditjen

Gazeta Si – Kilian Mbape nis stërvitjen me PSG, Reali monitoton situatën për të bërë goditjen
Gazeta Si – Kilian Mbape ka nisur stërvitjen me PSG-në. Sulmuesi, edhe pse nuk ka pasur të reja në lidhje me rinovimin, pas ultimatumit të presidentit Al-Khelaifi, është paraqitur në qendrën stërvitore të hënën në mëngjes.

Pozicioni i Mbape mbetet i njëjtë: ai dëshiron të respektojë kontratën që ka me PSG-në deri në qershor të 2024-ës, që më pas të lirohet me parametra zero.

Kilian Mbape, sulmuesi francez i PSG-se. Gazeta Si, 17 korrik 2023

Megjithatë, në Katar nuk duan që ta humbin lojtarin pa fituar asgjë, kështu që mund të ketë zhvillime nga ditë në ditë. Real Madrid sigurisht është duke monitoruar me kujdes situatën, gati për të goditur në momentin e duhur. Transferimi i sulmuesit në Madrid me shumë mundësi mund të bëhet që këtë verë. Telenovela vazhdon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë