Ka ndodhur

Sherr mes dy familjeve për prishjen e martesës, arrestohen 3 persona në Durrës

Nga Gazeta Si- Policia ka ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit deri në përdorimin e armëve mes dy familjeve në fshatin Arapaj të Durrësit. Shkak është bërë prishja e martesës me dy të rinjsh. Policia ka arrestuar 3 persona, mes të cilëve dhe dhëndri 33 vjeçar, ndërsa nusja, është proceduar në gjendje të lirë.

Sipas policisë, babai dhe vajza kanë shkuar në banesën e dhëndrit në Arapaj me qëllim prishjen e martesës por u konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin duke ushtruar dhunë. Në sherr u përfshi edhe një 59 vjeçare. Për këtë arsye ka ndërhyrë policia, e cila gjeti një kallashnikov dhe një karikator me 30 fishekë.

“Janë arresutar shtetasit K. U., 33 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Dhuna në familje”. N. U., 59 vjeçe, banues në fshatin Arapaj, Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit” dhe “Dhuna ne familje”. G. D., 52 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Durrës, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen H. D., 20 vjeçe, banuese në fshatin Arapaj, Durrës, për veprën penale “Dhuna në familje””, shkruhet në njoftimin e policisë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. U., gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe 30 fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e para rezulton se shtetasi G. D. dhe vajza e tij, shtetasja H. D. kanë shkuar në banesën e shtetasit K. U., në Arapaj, me qëllim prishjen e martesës së shtetasve H. D. dhe K. U. Në banesë, këta shtetas janë konfliktuar dhe kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit dhe për pasojë kanë pësuar dëmtime fizike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë