Nga Gazeta Si- Një tjetër aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia njofton se rreth orës 05:15 të mëngjesit, në fshatin Poçem të Mallakastrës, një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar jashtë saj.
Si pasojë e këtij aksidenti është plagosur pasagjeri që ndodhej në mjet, i cili është dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi K. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Bmë”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




