Policia ka vendosur në pranga 2 të rinjtë e shpallur në kërkim, M. B., 35 vjeç dhe M. K., 34 vjeç si pjesë e megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Rrjeti”, duke e çuar numrin e të arrestuarve në 54.
Ata akuzohen si pjesëtar të një rrjeti kriminal për prodhimin, shitjen dhe trafikimin e llojeve të ndryshme të drogave, që u godit nga Policia e Elbasanit, më datë 29 qershor 2023.
Për këtë megaoperacion janë vënë në pranga 54 shtetas në total, si dhe janë sekuestruar sasi dhe doza të drogave të ndryshme, armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta dhe shuma të mëdhaja parash në valuta të ndryshme. Ndërkohë tre shtetas të tjerë janë të shpallur në kërkim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




