Futboll

Juventusi i tregon derën Bonuçit, jashtë planeve të klubit për sezonin e ri

Gazeta Si – Një fund befasues i historisë mes Juventusit dhe Leonardo Bonuçit. Kristiano Xhuntoli dhe Xhovani Mana kanë shkuar në rezidencën e mbrojtësit në Toskana dhe i kanë komunikuar zyrtarisht se nuk është pjesë e projektit. Ai ka mbetur jashtë skuadre për zgjedhje teknike dhe dihet që me trajnerin Alegri ka pasur shpesh fërkime. .

Të hënën lojtari, që ka mbetur i shtangur, do të jetë në Kontinasa, por nuk do të stërvitet me pjesën tjetër të grupit dhe mbi të gjitha nuk do të shkojë me Juventusin në turneun në SHBA. Kapiteni i ri i ekipit torinez do të jetë braziliani Danilo.

Leonardo Bonuçi, kapiteni qe po largohet nga Juventusi. Gazeta Si, 14 korrik 2023

Bonuçi do të paraqitet në qendrën stërvitore, ku do të bashkohet me ata që janë në merkato, edhe MekKeni kur të mbërrijë. Ai do të tentojë t’u ndryshojë mendjen trajnerit dhe klubit, por vendimi duket përfundimtar dhe e ardhmja e lojtarit është në duart e agjentit të tij, Alesandro Luçit.

Mbrojtësi donte të qëndronte edhe vitin e fundit të kontratës, për të siguruar një fanellë në Europianin e ardhshëm. Bonuçi do të vlerësojë situatën ditët e ardhshme. Emri i tij së fundi ka dalë te Sampdoria, por edhe te Njëkastëlli, që sezonin e ri, ndryshe nga Juventusi, do të luajë në Champions League.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë