Gazeta Si – Një shqiptar, 50 vjeç, është ekzekutuar në Selanik të Greqisë. Viktima është filmuar teksa debatonte me shoferin e një makine në një pikë karburanti.
Në një moment, ai ka tentuar ta godasë shoferin me një zinxhir, por pas kësaj është qëlluar me armë zjarri dhe ka rënë në trotuar. Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë.
— kakajason (@kakajason50) July 13, 2023
Sipas Protothema-s, shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka marrë të paktën 2 plumba. Ende janë të paqarta arsyet që çuan në këtë tragjedi. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 në rrugën Solonos në zonën e Analipsit.
Fillimisht shqiptari ka marrë plagë në shpatull dhe ka ndërruar jetë pak çaste më vonë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, ndërsa nuk është identifikuar ende autori i kësaj ngjarjeje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




