Vijon ndikimi i valëve të nxehtit Afrikan në territorin shqiptar duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin e vendit.
Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Pritet që vlera më të larta të shënohen përkatësisht në Qarqet: Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe Tiranë, ku termometri do të ngjitet mbi 40 gradë C.
Temperaturat e ajrit mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 40°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




