Ka ndodhur

Veprime të turpshme ndaj vajzës së partneres së tij, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Gazeta Si – Një 38-vjeçar u arrestua në Durrës, pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj vajzës së bashkëjetueses së tij.

Burime zyrtare të policisë thonë se ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Durrësit kishte caktuar “arrest me burg”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim G. B., 38 vjeç, banues në Sektor Rinia, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” , për veprën penale “Vepra të turpshme”. 38-vjeçari akuzohet se ka kryer veprime të turpshme, ndaj vajzës së bashkëjetueses së tij”, thuhet në një njoftim të policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë