Ka ndodhur

Makina përplaset me një tjetër mjet në Burrel, lëndohen 4 persona

Gazeta Si – Një 26-vjeçar me iniciale F.D., banues në Burrel, është arrestuar, pasi duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti që ai drejtonte është përplasur me një automjet tjetër.

Nga përplasja e automjeteve kanë mbetur të lënduar lehtë 4 pasagjerë.

Po nga këto specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., banues në Burrel, pasi duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar një këmbësore, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë