Drejtësia

Pjesë e një grupi trafiku droge në Danimarkë, SPAK arreston një prej anëtarëve

Gazeta Si – Një tjetër person i përfshirë në grupin kriminal të Jetmir Kastratit është arrestuar me kërkesë të SPAK këtë të mërkurë.

Në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet N.N., i cili akuzohet për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup të strukturuar kriminal”, dhe për “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ky person së bashku me dy të tjerë të cilët u arrestuan më 4 korrik të këtij viti gjatë viteve 2018-2019 dyshohet se kanë trafikuar dhe shpërndarë sasi të konsiderueshme kokainë dhe marijuane kryesisht në Danimarkë, Suedi, Norvegji, Belgjikë, Holandë dhe Gjemrani.

Grupi kriminal I drejtuar nga Jetmir Kastrati u zbulua pas hetimeve të kryera nga autoritetet daneze të cilat arritën të arrestojnë pjesën më të madhe të pjestarëve të këtij grupi gjatë operacionit të koduar “Goldfinger”.

Ndërkohë Jetmir kastrati së bashku me Astrit Beqirin dhe Dhimitër Shkodranin janë arrestuar dhe janë dënuar nga gjykata shqiptare.

Aktualisht hetimet paraprake në lidhje me këtë procedim, sipas SPAK, po kryhen nga Hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në bashkëpunim me Oficerë të Shërbimeve të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë