Drejtësia

Ish-zyrtarja e Ahmetajt, Alda Klosi kërkon lirimin nga qelia, gjyqtarja e çështjes dorëhiqet

Gazeta Si – Ish-zyrtarja e kryeministrisë, Alda Klosi ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Tiranës.

Por seanca e të martës ndaj ish-zyrtares, të cilës iu vodh një shumë parash prej rreth 520 mijë euro në banesë nga pastruesja Rozeta Dobi, ka dështuar.

Shkak mësohet se është bërë dorëheqja e gjyqtares Vjollca Spahiu nga shqyrtimi i kërkesës, për shkak se pretendon se ka konflikt interesi.

Alda Klosi kërkoi lirinë nga qeli me argumentin se ka probleme shëndetësore dhe se ka fëmijët në kujdestari.

Ish-zyrtarja Alda Klosi u arrestua para disa muajsh me akuzën e pastrimit të parave, mosdeklarimit të pasurisë dhe deklarim të rremë, bazuar edhe në dëshminë e dhënë nga sanitarja Rozeta Dobi.

Kjo e fundit pretendon se ish-zyrtarja e lartë mbante vlera të larta monetare në banesë që prej vitit 2018 dhe se e gjithë shumë monetare prej rreth 500 mijë eurosh, e gjetur në banesën e saj pas arrestimit për vjedhje, ishin të Klosit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë