Ka ndodhur

Kapet hajduti i banesave në Durrës, kreu 4 vjedhje në pak ditë

Gazeta Si – Një 42 vjeçar ka rënë në pranga në Durrës për vjedhje. Policia njofton se 42 vjeçari i identifikuar si J.I., ka vjedhur katër banesa gjatë këtij muaji në qytetin bregdetar.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari ka vjedhur sende dhe bizhuteri me vlerë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 ora dore, një unazë floriri, 2 celularë dhe një automjet.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë