Anija “Butrinti” e rojës bregdetare shqiptare, është angazhuar në një operacion shpëtimi për 55 emigrantë, që është realizuar në detin Egje së bashku me një anije turke dhe një greke.
Është ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ai që nëpërmjet një postimi në Facebook njofton se anija ‘Butrinti’, tregoi edhe një herë profesionalizëm të lartë në misionin e saj në ujërat e Egjeut, ku është stacionuar prej disa kohësh.
“Së bashku me një anije greke dhe një turke, ekipi i anijes ‘Butrinti’ shpëtuan 55 emigrantë nga një gomone në vështirësi. Në këtë operacion shpëtimi, efektivët e FA, treguan përkushtimin e palëkundur për parandalimin e humbjes së jetëve të njerëzve dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situata të tilla emergjente”, shkruan Peleshi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.