Ka ndodhur

Fundjavë e nxehtë aksidentesh, katër të vdekur në 24 orë

Këtë fundjavë janë regjistruar një numër jo i paktë viktimash nga aksidentet në vendin tonë.

Gjelosh Rushaj, i cili u aksidentua ditën e enjte në Dukagjin, ndërroi jetë këtë të diel në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Rushaj ishte duke u kthyer me kamionin e tij drejt Shkodrës nga fshati Plan i Njësisë Administrative Pult të Dukagjinit, por fatkeqësisht mjeti me të cilin udhëtonte ra në humnerë. Për pasojë nga plagët e shumta të marra nuk arriti të mbijetojë.

LEXO EDHE
- U përplasën nga autobusi, burrë e grua ndërrojnë jetë në spitalin e Shkodrës
- Aksident në Sarandë/ Ndërron jetë ish-kryetari i komunës Livadhja
- Ra në humnerë në Dukagjin, vdes në Spitalin e Traumës shoferi i kamionit
- “Range Roveri” del nga rruga dhe shpërthen në flakë, humb jetën 22-vjeçari shqiptar në Itali

Po ashtu një tjetër çift bashkëshortësh ndërruan jetë ditën e sotme në Spitalin e Shkodrës, të cilët u aksidentuan një ditë më parë në aksin Shkodër-Koplik.

Ato ishin duke udhëtuar me motor teksa u përplasën nga një autobus që kthehej nga Mali i Zi me dhjetëra qytetarë nga Lezha, të cilët ishin për vizitë turistike.

Viktimat janë 84-vjeçari Adem Sula 84 si dhe bashkëshortja e tij, Sadije Sula.

Si pasojë e përplasjes çifti i bashkëshortëve morën dëmtime të shumta dhe nuk arritën t’u mbijetonin plagëve.

Ndërkohë, një tjetër aksident u regjistrua këtë të diel në aksin rrugor Sarandë-Delvinë.

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën ku për pasojë ka ndërruar jetë Irodhi Dalani.

Pavarësisht se u dërgua për mjekim drejt Janinës, Dalani nuk ka mundur të mbijetojë.

Irodhi Dalani ka qenë kryetar i Komunës Livadhja dhe ushtronte aktivitet në përpunimin e qumështit.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë