Ka ndodhur

Aksident në Sarandë/ Ndërron jetë ish-kryetari i komunës Livadhja

Një aksident është regjistruar këtë të diel në aksin rrugor Sarandë-Delvinë.

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën ku për pasojë ka ndërruar jetë Irodhi Dalani.

Pavarësisht se u dërgua për mjekim drejt Janinës, Dalani nuk ka mundur të mbijetojë.

Irodhi Dalani ka qenë kryetar i Komunës Livadhja dhe ushtronte aktivitet në përpunimin e qumështit.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë