Ka ndodhur

Ra në humnerë në Dukagjin, vdes në Spitalin e Traumës shoferi i kamionit

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traums në Tiranë Gjelosh Rushaj, i cili u aksidentua ditën e enjte në Dukagjin.

Gjelosh Rushaj ishe duke u kthyer me kamionin e tij drejt Shkodrës nga fshati Plan i Njësisë Administrative Pult të Dukagjinit, por fatkeqësisht mjeti me të cilin udhëtonte ra në humnerë.

Pas ngjarjes së rëndë, ai u dërgua me anë të helikopterit në Spitalin e Traumës. Për shkak të plagëve të marra ai nuk arriti të mbijetojë.

I plagosuri është vëllai i Pjetër Rushajt, i cili humbi jetën në nëntor të vitit të kaluar pasi makina me të cilën udhëtonin u mor përpara nga uji i rrëmbyeshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë