Ka ndodhur

“Range Roveri” del nga rruga dhe shpërthen në flakë, humb jetën 22-vjeçari shqiptar në Itali

Një aksident tragjik i mori jetën natën e shkuar një 22-vjeçari shqiptar në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 02:00 të së shtunës, përgjatë rrugës Monza-Saronno. Shqiptari me iniciale A.S. ishte  pasagjer në një  Range Rover dhe dyshohet se po bënte gara me makina, kur shoferi humbi kontrollin e mjetit. Makina përfundoi jashtë rruge duke u rrotulluar disa herë, e më pas shpërtheu në flakë.

22-vjeçari u nxor nga makina nga shërbimet zjarrfikëse dhe u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Monza-s ku ndërroi jetë.

Sipas hetuesve italianë, shoferi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes dhe rrezikon që të përballet me akuzën e vrasjes në rrugë. Hetuesit po ashtu po verifikojë mundësinë që mjeti mund te jetë parakaluar nga një tjetër makinë që udhëtonte me shpejtësi të lartë. Kjo pasi disa dëshmitarë raportohet të kenë thënë se kishin parë dy makina që dukej se po bënin garë me njëra-tjetrën.

Bashkë me shqiptarin udhëtonin edhe dy të rinj të tjerë të moshës 18 dhe 23 vjeç, të cilët arritën të dilnin në kohë nga mjeti duke shpëtuar. Hetimet për aksidentin tragjik vijojnë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë