Ka ndodhur

Aksident në Librazhd, ‘BMW’-ja tenton të parakalojë ‘Range Rover’-in

Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:50 në afërsi të vendit të quajtur “Kthesa për Babje”.

Sipas burimeve paraprake, një autoveturë “BMW” është përplasur me një tjetër makinë tip ‘Range Rover’ në tentativë për të parakaluar.

Gjendja e drejtuesve është jashtë rrezikut për jetën dhe ata janë shoqëruar në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Të dy automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht nga aksidenti ka patur vetëm dy të dëmtuar lehtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë