Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi zhvilloi një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Muhamet Rrumbullaku.
Takimi në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë vjen pas dhunës së ushtruar nga njerëz të fisit Rraja drejt kushërinjve të fisit Maja të cilët ishin ankuar për guroren e tyre në Borizanë të Krujës.
Nuk dihet nëse takimi po bëhet vetëm për këtë ngjarje që mori tjetër rrjedhë vetëm nga publikimi i një video (që solli edhe ndryshimin e versioneve të Policisë) apo ka lidhje edhe me të tjera ngjarje.
Ajo që dihet është se një ditë më parë, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi shkruante në Facebook se pamjet e dhunës në Krujë ishin të papranueshme
“Të rënda e të papranueshme pamjet e dhunës në Krujë. Askush nuk është mbi ligjin dhe s’mund t’u shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë. Policia e Shtetit ka ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e të dyshuarve, ka arrestuar 4 persona sot herët në mëngjes dhe po punon për kapjen sa më parë të 3 të tjerëve të përfshirë në ngjarje. Çdo insinuatë tjetër s’ka lidhje me të vërtetën dhe me punën e Policisë së Shtetit për të çuar autorët përpara drejtësisë”, shkroi Çuçi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




