Gazeta Si – Tre persona janë arrestuar dhe një 51-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi janë dokumentuar përmes një videoje të policisë, duke kultivuar dhe vaditur rrënjë kanabisi në fshatin Ivan në Malësinë e Madhe në një zonë të pyllëzuar.
Policia thotë se 51-vjeçari është shfaqur madje dhe me armë në krah në parcelat me kanabis dhe pasi siguruan mjaftueshëm prova kryen operacionin.
Përveç 51-vjeçarit të shpallur në kërkim, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, një 51-vjeçar tjetër dhe një 35-vjeçar.
Në pranga ka rënë edhe një 70-vjeçar. Sipas policisë ai ka pasur dijeni për rastin dhe nuk ka kallëzuar krimin. Në pronën e tij kalonte një tub uji të cilin e përdornin të përfshirët në kultivimin e kanabisit.
Policia thotë më tej se ka asgjesuar në total 161 bimë kanabis nga ky operacion.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



