Taulant Seferi bëri një edicion të shkëlqyer në Ukrainë, duke shënuar 13 gola në 28 ndeshjet që luajti që në sezonin e parë me Vorskla. Për sulmuesin e kombëtares së Shqipërisë ka mbërritur një ofertë joshëse, burime tregojne se Dnipro është gati që të paguajë 1 milion dollarë për kartonin e lojtarit, sa është dhe klauzola e largimit.
Po ashtu, Dnipro i ka ofruar dhe një pagë prej 500 mijë dollarësh Seferit, i cili ka një ofertë mjaft të majme në tavolinë. Megjithatë, sulmuesi falë performancës së treguar dhe golave të realizuar ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave të ndryshme në Europë.
Për Seferin ka interesim konkret dhe nga Turqia dhe Kroacia, ndaj gjithçka do të vlerësohet me kujdes nga Seferi dhe përfaqësuesit e tij, të cilët po punojnë me shumë kujdes. Dnipro u shpall nënkampione në Ukrainë në sezonin që u mbyll dhe beson se me Seferin do të përforconte ndjeshëm repartin e avancuar.
Futbollisti nga Kumanova ka një karrierë të pasur, pasi ka dalë nga Rabotnicki, më pas u transferua në Zvicër tek Young Boys. Pas eksperiencave dhe me Xamax, Winterthur, Seferi kaloi tek Tirana ku fitoi dhe titullin kampion. Vorskla pagoi 500 mijë dollar për të, 26-vjeçari shënoi 13 gola, duke u renditur dhe shënuesi i dytë më i mirë i kampionatit. (Supersport)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




