Fundjava do të jetë nën dominimin e kthjellimeve kryesisht në zonat bregdetare ndërsa kalime të pakta vranësirash pritet që të ketë në zonat malore. Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta, ku pritet të arrijnë deri në 36 apo 37 gradë celcius.
Dita e sotme do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore ndërsa në zonat verilindore mund të ketë momente të pakta me reshje shiu.
Dita e shtunë dhe e dielë do të jetë nën dominimin e kthjellimeve në zonën bregdetare ndërsa në qytetet e zonës së ulët dhe në zonat malore herë here do të ketë kalime të pakta të vranësirave por s’do të ketë reshje.
Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të jenë deri në 36 apo 37 gradë celsius maksimumet. E nesërmja do të sjellë një rënie me 1 gradë por e diela do të regjistrojë sërish temperatura të larta duke bërë që maksimumet të luhaten në 37 gradë në qytete si Elbasani, Berati apo Gjirokastra.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




