Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka thënë se nuk ka gënjeshtra për tifozët – Blaugranët kanë nevojë për nënshkrime të mëtejshme për të vazhduar konkurrencën në nivelin më të lartë.
Skuadra fituese e titullit humbi Sergio Busquets, Jordi Alba dhe Samuel Umtiti më herët gjatë verës, ndërsa transferoi dyshen Ilkay Gundogan dhe Inigo Martinez.
Megjithatë, Xavi u tha mediave se ata kishin ende nevojë për më shumë nënshkrime.
“Ne e ende na mungojnë disa pjesë, nuk mund t’i mashtrojmë tifozët. Mendoj se mund të forcohemi më shumë, por stafi teknik po punon shumë, presidenti po bën një punë shumë të mirë”, ka thënë Xavi.
“Ne duhet të forcojmë veten, presidenti e di këtë, Mateu Alemany e di këtë, ne nuk duhet të mashtrojmë askënd. Tregu do të jetë i gjatë, është i hapur deri më 31 gusht dhe ne duhet të jemi sa më konkurrues”.
Xavi ka konfirmuar se dëshiron që në veçanti dy pozicione të forcohen, pozicioni që mbante Busquets dhe ajo e mbrojtësit të djathtë, para përfundimit të afatit kalimtar, përpara sezonit të ardhshëm.
“Ne kemi shumë opsione, por ata nuk janë natyralë. Eric, Frenkie nuk janë lojtarë natyralë për atë pozicion”.
“Mbrojtës i djathtë? Do të shohim se sa larg mund të arrijmë [për sa i përket burimeve]. Do të donim të forcoheshim aty, por ne varemi nga merkato dhe ‘fair play’”, përfundoi trajneri i Barçës. /telegraf
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




