Gazeta Si – Prokuroria e Durrësit ka konfiskuar pasuritë e italianit Ferdinando Muollo dhe kërkoi 6 vite burg për akuzën e pastrimi të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.
Gjatë gjykimit, rezultoi plotësisht e provuar se i pandehuri Muollo ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
Më konkretisht, atij i konfiskohen në Durrës 5 apartamente, 7 garazhe, 1 automjet tip “Daimler Chrysler” dhe 1 llogari bankare me vlerë të ulët në euro.
Në lidhje me hetimet që kanë nisur për të që në vitin 2018 në Prokurorinë e Durrësit, janë administruar nga ana e Autoriteteve të Drejtësisë Italiane të dhëna nga të cilat rezulton se Ferdinando Muollo, me vendim të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda të Salerno, është dënuar me 12 vjet e 6 muaj burg për vrasjen e një italiani.
Muollo rezulton i dënuar në Itali edhe për vepra të tjera penale me të lehta, kryesisht financiare edhe në vitet 1984, dy herë në vitin 1991 dhe më vonë edhe në vitet 1998, 2009, 2011, 2012, 2013 dhe 2014.
Sipas organit të akuzës, duke pasur këto fakte të drejtësisë italia, u krye një ekspertim ekonomik i pasurive të tij në Shqipëri.
Ferdinando Muollo në vite ka filluar të blejë pasuri të paluajtshme dhe shuma totale e sipas aktit të ekspertimit të kryer gjatë gjykimit rezulton të jetë 217.709 euro.
Për blerjen e këtyre pasurive ai nuk ka përdorur transaksionet bankare por para CASH me qëllim fshehjen e origjinës së parave të fituar në mënyrë të paligjshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




