Lajme

“Unaza e Madhe”, Gjiknuri publikon videon e segmentit të përfunduar

Në profilin e tij në “Facebook”, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ka publikuar një video ku shihet segmenti i përfunduar i projektit të “Unazës së madhe”.

Gjiknuri ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij, rrugën e përfunduar nga “Komuna e Parisit”, tek “Shkolla Teknologjike”.

“Segmenti i përfunduar urban i Unazës së Madhe nga Komuna e Parisit tek Shkolla Teknologjike është modeli ynë për Tiranën e së ardhmes. Për çdo skeptik, ky është standardi me të cilin do ndërtohet dhe segmenti nga Shkolla Teknologjike tek Sheshi Shqiponja, – komeenton Gjiknuri. – Pronarët shpronësohen 100%. Ata pa leje do marrin 3 vite qira dhe do trajtohen me përparësi për banesa sociale”, – shton ai.

https://www.facebook.com/damian.gjiknuri.official/videos/2283585878527470/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë