Gjatë një megaoperacioni në rang kombëtar policia britanike ka sekuestruar deri në 130 milionë paund bimë kanabisi dhe ka arrestuar pothuajse 1000 njerëz.
Më shumë se 180,000 bimë kanabis u zbuluan në bastisjet në Angli dhe Uells në qershor.
Forcat e policisë konfiskuan gjithashtu 20 armë zjarri, 636,000 puandë para cash dhe 20 kg kokainë, me një vlerë rreth prej 1 milion paund.
Ky megaoperacion cilësohet si “më i rëndësishmi” i këtij lloji i kryer ndonjëherë nga organet e zbatimit të ligjit në Mbretërinë e Bashkuar.
Rreth 182,422 bimë u sekuestruan, me vlerë rreth 115-130 milion paundë.
Operacioni Mille synoi atë që forcat e rendit besojnë se është një lojë parash për bandat e krimit të organizuar të cilat janë gjithashtu të përfshira në vepra të tjera, si pastrimi i parave, kontrabanda e drogës së klasit A dhe dhuna.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



