Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen për ushtrim prostitucioni. Sipas policisë së Durrësit në pranga ka rënë një 38-vjeçar dhe e reja e cila përdorej për prostitucion.
Në kuadër të operacionit “Flower” është vënë në pranga shtetasi T. V. Ndalimi i tij është zhvilluar më datë 17 qershor 2023, si rezultat i një hetimi katërmujor, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale të shfrytëzimit për prostitucion.
Gjithashtu në pranga është vënë edhe një 28 vjeçare e shpallur në kërkim për ushtrim të kësaj veprimtarie kriminale.
38-vjeçari i siguronte asaj klientë nga Shqipëria, Italia dhe Belgjika, për ta kryer këtë veprimtari kriminale, kundrejt pagesave 150-300 euro.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, 4 celularë dhe një tablet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



