Frosinone përforcon sulmin me një futbollist shqiptar. Gazetar italian, Ganluca Di Marzio, siguron se skuadra italiane, e sapongjitur në Serinë A, ka marrë me parametër zero Marvin Çunin, i cili sezonin e fundit luajti në radhët e Saarbrucken (9 gola në 32 ndeshje), në ligën e tretë gjermane, i huazuar nga Bayerni i Mynihut.
21-vjeçari, i cili ka qenë pjesë e Shqipërisë U-19 (ka shënuar një gol në tri ndeshje), është larguar si lojtar i lirë nga ekipi bavarez, që gjithsesi ka ruajtur një përqindje të vlerës së kartonit të tij në rast se do ta shesë në të ardhmen.
Sulmues shtatlartë ka zbarkuar në Itali dhe në orët e ardhshme pritet dhe zyrtarizimi nga Frosinone.
Çuni gjen te Frosinone një tjetër shqiptar, pikërisht qendërmbrojtësin Sergio Kalaj, një tjetër futbollit që ka përfaqësuar Shqipërinë nga U-17 deri tek U-21. (Supersport)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




