Gazeta Si – Një 47-vjeçar me iniciale A.C., nga Lushnja, është arrestuar policia pas një hetimi disa mujor për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
47-vjeçari teksa udhëtonte me makinë u ndalua në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” dhe iu gjetën qindra doza kanabis gati për shitje.
Edhe në shtëpinë e tij, uniformat blu u gjetën qindra doza të tjera lëndë narkotike. Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi dozat e kanabisit, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza, 7 aparate celulare dhe automjeti tip “Volksëagen”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 47-vjeçari shpërndante dozat e kanabisit në Lushnjë dhe në fshatrat e Divjakës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



