Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se masat e BE-së ndaj Kosovës janë të padrejta.
Sipas Kurtit, masat e vendosura ndaj Kosovës e bëjnë dialogun asimetrik, teksa shtoi se Kosova nuk kontribuon në eskalim dhe se sipas tij, policia veç e zbaton ligjin.
“Po ashtu, Kryeministri Kurti konfirmoi që Policia e Kosovës e vendosur nëpër ndërtesat komunale nuk ka ndërmarrë operacione në rrethinën e atyre objekteve”.
“Në lidhje me rrugën përpara, Kryeministri Kurti tha që neni 72 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale e tregon qartë rrugën për zgjedhje të parakohshme nëpër komuna dhe se Qeveria në përpikmëri mbështetë procedurat ligjore”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Ndërsa, sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, Kurti tha se garanci është zbatimi i plotë dhe pa kushte i marrëveshjes bazike që është arritur në Bruksel.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.