Drejtësia

Ish-kryebashkiaku i Pogradecit shpallet i pafajshëm në GJKKO

Gjykata e Posaçme deklaron të pafajshëm Eduart Kaprin, ish-kryebashkiakun e Pogradecit.

Kapri akuzohej nga SPAK për veprat penale “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” në bashkëpunim dhe “shpërdorim detyre” në bashkëpunim.

Në pretencë SPAK kërkoi një dënim me burg për ish-kryebashkiakun, por Kapri përmes avokatit Sokol Hazizaj mundi të bindë gjykatën për pafajësinë e tij.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, ish-kryebashkiaku Kapri, si titullar i Autoritetit Kontraktor, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano kanë kryer veprime, që kanë favorizuar një prej kompanive pjesëmarrëse në tender.

Shkelja e dytë ligjore për të cilën akuzohet ish-kryebashkiaku Kapri është regjistruar dy ditë para zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë