Drejtësia

Grup kriminal i trafikut të drogës në Danimarkë, SPAK arreston 2 persona

Gazeta Si – SPAK ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për veprën penale “Trafiki të narkotikëve”, “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

SPAK kërkon burg për shtetasit me iniciale K.D., dhe A.M., të arrestuar pas hetimeve në kuadër të “Operacionit Goldfinger”, pasi dyshohej se kanë trafikuar, ruajtur, përpunuar dhe shpërndarë sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike kokainë dhe mariuhanë, duke vepruar kryesisht në Danimarkë , Suedi, Norvegji, Belgjikë, Holandë dhe Gjermani.

Në një njoftim zyrtar, SPAK tha se K.D., dhe A.M janë arrestuar dy ditë më parë, pasi dyshohet se kanë qenë pjesë e një grupi që është shkatërruar rreth 4 vite më parë, të cilët trafikonin drogë në 5 vende të BE-së. 

Pas urdhrit, Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shtetit i arrestuan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë