Ka ndodhur

Në kërkim nga drejtësia italiane për trafik droge, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 44-vjeçar, Roland Hysollari, është arrestuar, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe pritet të bëhet ekstradimi i tij drejt Italisë.

Interpol tha se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Ankonas ka nxjerrë urdhër arresti ndërkombëtar, për të, për veprën penale “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë