Ka ndodhur

Tentoi të vriste 65-vjeçarin në Vlorë, në pranga autori

Gazeta Si – Një 36-vjeçar me iniciale F.K., është arrestuar në Vlorë, pasi ka tentuar që të vrasë me thikë 65-vjeçarin A.Sh.

Policia tha se i riu, banues në Vlorë, dyshohet se ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar ta vrasë, duke e goditur me mjet prerës (thikë), 65-vjeçarin, banues në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po sipas policisë, është arrestuar edhe një 38-vjeçar, i cili ka goditur me thikë kunatin e tij 29-vjeçar dhe i ka dëmtuar automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë