Ka ndodhur

Vlorë, 40-vjeçari plagos me thikë në këmbë kunatin

Gazeta Si – Një sherr në familje në qytetin e Vlorës, ka përfunduar me një të plagosur. Policia tha se 40-vjeçari me iniciale G.K., ka goditur me thikë në këmbë kunatin e tij, R.D., 30 vjeç, duke e lënë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji” rreth orës 13:20. I plagosuri ndodhet në Spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar nga policia. Dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë