Drejtësia

Korrupsioni, SPAK çon për gjykim dosjen për 4 punonjës të Bashkisë Dimal

Gazeta Si – Katër zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë Dimal, janë dërguar për gjykim me vendim të SPAK të akuzuar për korrupsion për lejet e ndërtimit.

Përgjegjësi i shërbimeve pranë Bashkisë Dimal, Arben Guraj, drejtori i Zyrës së Urbanistikës Altin Pali, shefi i IKMT-së, Agim Çunaj dhe Valentina Jançe, ish-shefe e urbanistikës u dërguan për gjykim nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Në gjykim u dërguan edhe Vait Koshi, menaxher i një subjekti privat dhe Arjan Demiri, inxhinier.

Hetimet nisën në nëntor 2020 pas denoncimit të një qytetari që iu prish një biznes privat nga bashkia me pretendimin se do të ngrihej një lulishte, por në të njëjtin vend u ngrit një tjetër biznes nga një shtetas me të cilin kallëzuesi kishte një konflikt pronësie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë