Gazeta Si – Drejtuesi i motorit që u përplas të dielën me autobusin e linjës së Unazës, është arrestuar, pasi nuk kishte leje drejtimi dhe ishte në drejtim të kundër të lëvizjes.
Nga përplasja e djeshme, mbeti i plagosur një 12-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në motor. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale H.Gj., banues në Tiranë.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin H. Gj., banues në Tiranë, pasi në rrugën “5 Maji”, duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi dhe në sens të kundërt me lëvizjen, është përplasur me autobusin me drejtues shtetasin P. F. Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



