Ka ndodhur

Tentuan të vrasin për gjakmarrje 22-vjeçarin dhe i plagosën hallën, arrestohen pas 3 muajsh autorët

Mariglen Matjani 28 vjeç dhe Leart Hasalla 30 vjeç janë vënë në pranga pasi kanë tentuar të vrasin për motive gjakmarrje një 22-vjeçar në fshatin Ballagat të Lushnjes.

Nga të shtënat mbeti e plagosur halla e 22-vjeçarit, Bajame Senaj 60 vjeçe pasi ndodhej në të njëjtin makinë me nipin e saj në momentin e të shtënave.

Policia njofton se Leart Hasalla ka paguar Mariglen Matjanin, për të vrarë për motive gjakmarrjeje, 22-vjeçarin M. H, 22 vjeç (babai i të riut M. H. akuzohet për vrasjen e vëllait të Leart Hasalla).

Për të përmbushur porosinë e marrë, shtetasi Mariglen Matjani ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin qarkullonin shtetasi M. H. dhe halla e tij, 60 vjeçe Bajame Senaj. Kjo e fundit ka mbetur e dëmtuar në këmbë si pasojë e të shtënave.

Plagosja e gruas dyshohet se vjen si pasojë e një sherri të nisur dy vite më parë, mes dy fiseve Hasalla.

E plagosura është motra e Kastriot Hasallës, i cili akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij Romeo Hasalla, më 29 korrik të 2021-shit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë