Ka ndodhur

Shiste kokainë e ekstazi në lokalet e plazhit, arrestohet 18-vjeçari në Golem

Një 18-vjeçar është vënë në pranga pasi shiste në lokalet e plazhit të Golemit drogë të llojit kokainë dhe ekstazi.

Bëhet fjalë për Marsel Rusin, banues në Korçë të cilit dje iu gjetën me vete kanabis dhe ekstazi të ndara në doza të gatshme për shitje.Sipas policisë së Durrësit, Rusi shiste kokainë, ekstazi, kanabis si dhe tableta të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrolleve nga ana e policisë 18-vjeçarit u gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve narkotike kokainë, cannabis sativa dhe ekstazi, të ndara në doza të gatshme për shitje, dhe një shumë dollarësh e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë