Motosport

Pole position numër 6 për Vershtapen në Austri, pas tij dy makinat Ferrari

Gazeta Si – Maks Vershtapen arrin ‘pole position’ e Çmimit të Madh të Austrisë në Red Bull Ring të Zeltveg. Për holandezin është paraqitja e 6-të më e mirë në kualifikueset e Botërorit 2023. Shoku i tij i skuadrës, Serxho Perez, u eliminua në Q2 për herë të 4-t radhazi. Meksikanit iu fshinë dy kohët për tejkalim të limiteve të pistës.

Ferrari ka bërë mirë sot, duke regjistruar kohën e dytë më të mirë me Sharl Leklerk, vetëm 48 të mijëtat Vershtapen. I treti Kalos Sainz, çka konfirmon rritjen e makinave të skuderisë italiane. Jashtë në Q2 edhe Mercedesi i Xhoxh Rasëll.

Vershtapen në një mënyrë apo tjetrën bën diferencën. Tani ai sheh plot besim garën e së dielës dhe mund të përqendrohet te Sprint Shootout dhe garën Sprint të së shtunës me më shumë qetësi.

Kohët e kualifikueseve të garës së Austrisë:
1.Vershtapen (Red Bull) 1’04″391
2.Leklerk (Ferrari) 1’04″439
3.Sainz (Ferrari) 1’04″581
4.Norris (MekLaren) 1’04″658
5.Hemilton (Mercedes) 1’04″819
6.Stroll (Aston Martin) 1’04″893
7.Alonso (Aston Martin) 1’04″911
8.Hulkenberg (Has) 1’05″090
9.Gasli (Alpine) 1’05″170
10.Albon (Uilliams) 1’05″823
11.Rasëll (Mercedes) 1’05″428
12.Okon (Alpine) 1’05″453
13.Piastri (MekLaren) 1’05″605
14.Botas (Alfa Romeo) 1’05″680
15.Perez (Red Bull) 2’06″688
16.Tsunoda (AlphaTauri) 1’05″784
17.Zhou (Alfa Romeo) 1’05″818
18.Sargeant (Uilliams) 1’05″948
19.Magnusen (Has) 1’05″971
20.De Vries (AlphaTauri) 1’05″974


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë