Vendi ynë gjatë ditëve të fundit ka qenë në masa ajrore të qëndrueshme me diell dhe me temperature të larta, por pritet që fundjava të mos jetë aq e favorshme për të gjithë ato që duan të shkojnë në plazh.
Dita e sotme do të jetë në masa të qëndrueshme të motit, por pritet që mesdita e së shtunës dhe dita e diel të jenë në masa të paqëndrueshme të kushteve atmosferike. Pasditja e së shtunës por edhe gjatë paradites të ditës së diel pritet që të kemi reshje shiu jo vetëm në zonat malore e në ultësirën perëndimore por edhe një pjesë të mirë të bregdetit.
Ndërsa temperaturat do të qëndrojnë në vlera të larta ku e shtuna pritet që të shënojë vlerën 33 gradë, ndërsa e diela do të ketë një zbritje të lehtë deri në 31 gradë Celsius.
.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




